Ka hyrë në ditën e dytë greva e urisë së naftëtarëve të Ballshit.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për ‘BalkanWeb’ se grevistët kanë paralajmëruar se nuk do të heqin dorë nga kauza e tyre.

“Nëse nuk na plotësojnë kushtet do të vdesim këtu. Nuk kemi si të kthehemi në shtëpi duar bosh. Çfarë do t’i çojmë fëmijëve, duan të hanë”, -thanë grevistë

Ndërkohë, kreu i Sindikatës së Naftetarëve, Sokol Dautaj, tha se ata kanë ofruar zgjidhjen e tyre.

“Greva është hera e dytë që ndodh. Ne ofruam kompromisin tonë, por askush nuk është ofruar zgjidhje. Pse nuk nisi puna në rafineri? Aq me tepër u prononcua dhe vet ministrja se kjo çështje do të zgjidhej. Ne jemi për kompromis. S’ka pasur asnjë vizitë, përveç gazetarëve.”, tha Dautaj.

Kujtojmë se dje naftëtarët pasi u mblodhën para Rafinerisë së Ballshit, punonjësit vendosën që të përshkallëzojnë veprimet e tyre, ndërsa iu drejtuan gresës së urisë. Në këtë grevë urie janë 10 naftëtarë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: