Ish-kryeministri Sali Berisha do të mbajë ditën e nesërme Foltoren e tretë në Vlorë.

Ai i është drejtuar me një thirrje gjithë demokratëve të qytetit bregdetar të marrin pjesë në Foltore pasi vetëm të bashkuar fitojnë.

Vlora do të jetë destinacioni i tretë i Berishës në misionin e tij për të bindur demokratët kundër vendimit të Bashës për ta përjashtuar nga grupi parlamentar.

Berisha synon të mbledhë 1 mijë e 500 firma  që të thirret Kuvendi Kombëtar e më pas të mbahet një referendum që anëtarët të vendosin për vendimin e Bashës, por kryetari i PD e ka rrëzuar mundësinë që kjo të ndodhë kategorikisht.

STATUSI NGA SALI BERISHA
Njoftim!
Diten e shtune me date 25 shtator ne ora 18:00 ne Pallatin e Kultures ne Vlore do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”.
Ftoj demokratet dhe demokratët e Vlores te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme! sbauto”>Ftoj demokratet dhe demokratët e Vlores te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme! sb


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: