Teksa nesër pritet që presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky përmes një video-mesazhi do t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë, ky i fundit ka bërë një ndryshim të orarit kur nis seanca plenare. Mësohet se seanca ishte parashikuar që të mbahej në orën 11:00, por do të nisë në orën 13:00.

Kujtojmë se deri më tani Presidenti Zelensky i është drejtuar disa parlamenteve Europiane.

Më herët Zelensky ndërsa paraqiste situatën e luftës në Ukrainë, u ka bërë thirrje shteteve që të sanksionojnë Rusinë, ndërsa po ashtu ka ritheksuar kërkesën e tij drejtuar BE për anëtarësimin sa më parë të Ukrainës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb