Diplomati i karrierës Agim Nesho, i ftuar në emisionin Open në News 24 foli për ndërprerjen e mundshme të ndihmave nga USAID edhe në vendin tonë, pas “luftës” që presidenti amerikan Donald Trump i ka shpallur agjencisë.
Neshi tha se shumë fonde të USAID në Shqipëri janë keqpërdorur. Ai u shpreh se fondet lëvizin sipas dëshirave politike të administratorëve lokalë që janë brenda një agjende të caktuar.
Agim Nesho: Shumë fonde të USAID në Shqipëri janë keqpërdorur. Gjithë ndihma ka përkrahur një autokrat që të jetë në pushtet, nuk ka ndihmuar në luftimin e korrupsionit. Fondet lëvizin sipas dëshirave politike të administratorëve lokalë që janë brenda një agjende të caktuar.
(Balkanweb)