Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu theksoi sot se forcat e armatosura izraelite kanë “liri të plotë lëvizjeje” për të eliminuar çdo kërcënim në Libanin jugor .

Siç tha kryeministri izraelit në një mesazh video, i cili u nda nëpërmjet X, “udhëzimet e mia dhe ato të ministrit të mbrojtjes janë të qarta dhe nuk kanë ndryshuar: Luftëtarët tanë në Libanin jugor kanë liri të plotë lëvizjeje për të parandaluar çdo kërcënim të menjëhershëm ose potencial kundër tyre ose banorëve të Izraelit verior”.

Netanyahu përsëriti se qëndrimi i tij mbetet i pandryshuar në lidhje me mbajtjen e trupave në të ashtuquajturën “zonë sigurie” në Libanin jugor, për aq kohë sa të jetë e nevojshme, “me qëllim mbrojtjen e banorëve të veriut dhe të gjithë qytetarëve të shtetit”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb