JERUSALEM- Benjamin Netanyahu siguroi sot një shumicë të qartë nga e djathta mes 120 deputetëve të Parlamentit të ri për të formuar qeverinë e ardhshme izraelite, theksoi presidenca.

“Të paktën 67 parlamentarë nga 120 mbështetën kryeministrin në ikje, Benjamin Netanyahu pranë presidentit, Reuven Rivlin, me qëllim që ky i fundit ta ngarkojë për formimin e qeverisë së re”, theksoi zëdhënësi i presidencës, Jason Pearlman.

Ndaj pritet që Presidenti të ftojë të mërkurën në mbrëmje Netanyahun, në postin e kryeministrit që prej vitit 2009, për ta ngarkuar zyrtarisht për formimin e qeverisë.

Netanyahu mori mbështetjen e deputetëve të partisë së tij të djathtë (Likud), dy partive nacionaliste (Vatra hebreje, Izrael Beiteinu), dy formacioneve ultra-ortodokse (Shass dhe Lista e Bashkuar e Torah) dhe partisë së qendrës së djathtë Kulanu.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb