Kamera e News 24 ka shkuar këtë mëngjes në fshatin Floq të Korçës, më i prekuri nga dëmet që lanë pas më shumë se 70 tërmete të rëna në katër ditët e fundit.

Disa prej banorëve që kanë kaluar natën në çadrat e ngritura provizorisht nga Ushtria, thonë se lëkundje tërmeti ka pasur edhe sot në mëngjes dhe kjo i bën të pasiguritë për tu kthyer nëpër banesa.

Njëri prej banorëve që kaloi natën në çadër thotë se kushtet janë të vështira, pasi gjatë natës ka qënë ftohtë.

“Jemi të traumatizuar nga gjithë ato lëkundje, ka pasur edhe sot në mëngjes. Tani këtu në çadër dihet që është vështirë të rrish, pasi gjatë natës është shumë ftohtë. Temperaturat shkonin deri në 2 gradë celsius, po s’kemi ç’bëjmë, këto janë kushtet. Këtu kemi fjetur 19 persona në këtë çadër”,- tha ai.

Po sipas banorëve, në çadra janë akomoduar vetëm të rriturit, pasi të gjithë ata që kanë pasur fëmijë të vegjël janë zhvendosur drejt Korçës.

Një tjetër banore që ka kaluar natën në çadër shprehet: “Kjo situatë vijon prej tre ditësh. Tani s’kemi ç’bëjmë, jemi me sytë nga Zoti”.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb