TIRANE- Zbardhet drafti final i ekspertëve të nivelit të lartë për Reformën në Drejtësi. Sipas draftit, ruhet përbërja 6 me 5 për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe këshillin e Lartë të Prokurorisë. Në draft ruhet vendimi për votimin me 3 të 5 për anëtarët jogjykatës të KLGJ dhe joprokurorë të KLP. Ekspertët kanë pasqyruar opinionin e Venecias, vetëm lidhur me institucionin e krijuar rishtas, që është Tribunali Disiplinor i Drejtësisë.

Ndryshe nga drafti i parë, në Tribunal nuk do të ketë karrige ministri i Drejtësisë.

Komisioni Venecias, kishte shprehur shqetësim lidhur me praninë e ministrit në Tribunal. Sipas tdraftit actual, Tribunali Disiplinor i Drejtësisë vendos në lidhje me masat disiplinore për anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurorin e Përgjithshëm dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë. Ndërkohë parashikohet që ankimimet ndaj vendimeve të Tribunalit të shqyrtohen nga gjykata Kushtetuese. Drafti ruan gjithashtu ndërprerjen e mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm, ndonëse do të duhen disa muaj derisa Adriatik Llalla të lërë detyrë.

Në draft parashikohet se “Prokurori i Përgjithshëm emërohet brenda 2 muajve pas konstituimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, por jo më vonë se data e përfundimit të mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm në detyrë”.

Ajo çfarë bie në sy, është fakti se propozimet kryesore të ministrisë së Drejtësisë për amendimet kushtetuese nuk janë pasqyruar në draftin final të ekspertëve.

[embeddoc url=”https://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2016/01/Projekti-i-amendamenteve-kushtetuese.pdf”]

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb