Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj sulmeve verbale të kryeministrit Edi Rama ndaj News24, duke vlerësuar rolin e televizionit në pasqyrimin e protestave dhe zhvillimeve politike në vend. E ftuar në emisionin “Minuta e Parë” me Ola Brukon, Tabaku tha se sulmet ndaj medias dhe çështjet e tjera që lidhen me lirinë e medias janë të lidhura edhe me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Tabaku e nisi fjalën e saj duke falënderuar News24 për atë që e cilësoi si “mision publik”, ndërsa solli në vëmendje edhe sulmet e kryeministrit ndaj televizionit.

“Sot është vendosur në pikëpyetje të madhe media. Dua të merrem me mediat. Dua të falënderoj News24 për misionin publik që ka kryer. Ka qenë zë dhe dritare për protestën. Keni qenë si rezultat i kësaj i sulmeve verbale të kryeministrit. E lidhur me skandalet është e lidhur dhe situata e diskutuar këtu një vit më parë. Kam ardhur një vit më parë këtu në këto studio, pasi Kayo mori paligjshmërisht godinën e News24, për të prodhuar armë, me Ron Yeffet. Por u sulmua një media. Edhe skandali me drejtuesen e SHISH, prek çështjen e integrimit. Ne do t’i ndryshojmë ato ligje, por duhen masa konkrete.”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: