Ku ka zë nuk është pa gjë.Neymar është zyrtarisht në shitje. Pas lajmeve të bëra publike së fundmi nga media jo shumë të besueshme, El Pais lëshon bombën.

Sulmuesi brazilian do të largohet nga Parisi këtë merkato. PSG ka takuar babain e futbollistit duke i bërë të ditur vendimin dhe duke e siguruar atë se të gjitha borxhet ekonomike që klubi i ka lojtarit, do të paguhen.

Ajo që ka “mbushur kupën” ka qenë konfrontimi me deklarata në distancë mes Neymar dhe Presidentit Al Khelaifit. Ky i fundit kërkon disiplinë në skuadër dhe vetë O’Ney ka qenë ai që ka ç’ekuilbruar tërësisht balancat vitet e fundit.

Neymar
Neymar

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: