Neymar është në garë me kohën për të qenë në dispozicion të trajnerit Carlo Ancelotti. Pak ditë përpara debutimit në Botëror, lajmet që vijnë nga infermieria janë pozitive në lidhje me gjendjen e Neymar. Me ana të reagimi për mediat, Federata Braziliane e Futbollit bëri me dije se rikuperimi i Neymar po ecën mirë.
Sulmuesi iu nënshtrua rezonancës magnetike dhe përgjigjet ishin pozitive. Numri 10-të i Brazilit erdhi në grumbullim me një dëmtim të shkallës së dytë në muskulin e pulpës së djathtë.
Gjithnjë sipas Federatës braziliane, përgjigjja që erdhi nga rezonanca i jep besim se Neymar mund të vihet shpejt në dispozicion të Ancelottit. Pavarësisht këtij detaji, prezenca e tij në sfidën e parë kundër Marokut është në dyshim pasi stafi mjekësor nuk dëshiron të rrezikojë.
