Kreu i SPAK Klodian Braho në Komisionin e Ligjeve, foli për një sërë çështjes, duke nisur nga krimet zgjedhjet, te mandati i prokurorëve, si edhe te çështja e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.

Gjatë fjalës së tij, Braho u shpreh i qartë se vullneti dhe gatishmëria e SPAK për të luftuar çdo fenomen është i padiskutueshëm. Gjithashtu sqaroi se rezultati lidhet vetëm me sfidën e gjetjes dhe matjes së provës.

“Është e padiskutueshme vullneti i SPAK dhe gatishmërinë e SPAK për të luftuar çdo fenomen. Rezultati lidhet vetëm me sfidën e gjetjes dhe matjes së provës”, shtoi ai.

Kreu i SPAK ka garantuar se çdo vendim i strukturës që ai drejton do të jetë i bazuar strikt në ligj dhe në provat e siguruara nga hetimi, duke shtuar se do të merren parasysh edhe arsyet e rrëzimit të kërkesës së parë nga ana e parlamentit.

Më tej, Braho ka theksuar se qëndrimi i SPAK për këtë çështje është tashmë publik dhe se prokuroria ka vijuar punën pa u ndikuar nga vendimi i Kuvendit për mosheqjen e imunitetit. Sipas tij, këto elemente nuk cenojnë aspak integritetin dhe besueshmërinë e institucionit në trajtimin e dosjeve të profilit të lartë, pasi faktet tregojnë se hetimet po zhvillohen në mënyrë të plotë dhe të pavarur.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb