Studentët e fakultetit ekonomik në universitetin “Luarasi” tashmë kanë një mundësi më shumë të konsolidojnë njohuritë e tyre teorike përmes intershipeve në sektorin bankar. Nga bankat e universitetit në punë nuk është aspak një mit. Tani është puna që vjen në auditor. Kjo falë programeve të shumta të bashkëpunimit që ka universiteti “Luarasi” me institucione të rëndësishme të vendit në sektorin publik dhe privat. Sot drejtuesit e “Luarasit” kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Bankën e Bashkuar të Shqipërisë. Këto marrëveshje përveçse tregon një raport konkret besimi ndërmjet “Luarasit” dhe institucioneve partnere u vlejnë drejtpërdrejtë studentëve të cilët jo vetëm marrin eksperiencë, por zhvillojnë dijet e tyre praktike dhe afirmohen duke rritur mundësitë për punësim.

“Jemi shumë të lumtur që nënshkruajmë një marrëveshje midis bankës suaj dhe universitetit tonë. Është një marrëveshje në vijimësi që kemi nënshkruar më shumë institucione, marrëveshje që janë më shumë interes për studentët tanë të ekonomikut. Besoj se kjo marrëveshje është e rëndësishme pasi na mundëson që studentët tanë të praktikohen pranë bankës suaj. Unë shpresoj shumë që studentët që dalin nga universiteti “Luarasi” që diplomohen marrin një diplomë me besueshmëri shumë të lartë. Dhe shpresoj që studentët tanë më të mirë një ditë të punojnë edhe në bankën tuaj”, u shpreh prof. Et’hem Ruka, rektor i universitetit “Luarasi”.

Bashkëpunimi në kuadër programit të praktikës u ofron mundësinë studentëve të fakultetit ekonomik që të zhvillojnë një internshipe me shtrirje kohore 2 javë deri në një muaj pranë filialeve të Bankës së Bashkuar të Shqipërisë ku do të njohin nga afër funksionet e saj do të asistohen dhe trajnohen nga profesioniste të industrisë bankare dhe do të praktikojnë teknikat e shitjes. Qëllimi kryesor i programit të praktikës sipas  drejtorit ekzekutiv të Bankës së Bashkuar të Shqipërisë Amel Kovaçeviç është të t’iu ofrohet studentëve kompetent dhe të dedikuar, një mundësi me shumë.

“Bashkëpunimi i bankës sonë me institucione të arsimit të lartë në Shqipëri është një partnership strategjik të cilin ne e çmojmë shumë. Ne besojmë se nesër liderët e shoqërisë sonë sot ndodhen në auditorët e universiteteve prestigjioze siç është edhe universiteti “Luarasi”. Ne duam që studentet më të aftë të jenë pranë bankës sonë si lidera në sektorin financiar, por edhe të vijnë si praktikantë, ne duam që t’i angazhojmë në praktikat tona apo seminaret që zhvillojmë”, u shpreh Amel Kovaçeviç, drejtor ekzekutiv i Bankës së Bashkuar të Shqipërisë.

Sipas dekanit të fakultetit ekonomik në universitetin “Luarasi” prof. Mateo Spaho ky internship gjithashtu i mundëson bankës në fjalë, njohjen dhe vlerësimin e kandidatëve potencial për t’u punësuar në të ardhmen në vendet vakante që banka ka.

“Është një marrëveshje të cilin studentët e universitetit “Luarasi” jo vetëm do të kenë mundësi për të bërë praktikat e punës, por do të kenë prioritet edhe për punësimin e tyre në bankën UBA, është një bankë e rinovuar me plan të madh zhvillimi e cila kërkon burime njerëzore sa me cilësore, nga ana tjetër eksperienca e ekspertëve do ndihmojë universitetin “Luarasi” për hapjen e masterave ekzekutivë të nivelit të lartë për formimin e ekspertëve të lartë të cilët punojnë në banka. Do të kemi një ndihme të drejtpërdrejt jo vetëm në formim teorik po erdhe praktik në mënyrë që të jenë sa me gati në përballen me sfidat e punës”, tha Mateo Spaho, dekan i fakultetit ekonomik në universitetin “Luarasi”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb