Gjyqi mes Johnny Depp dhe Amber Heard ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, ndërkohë që në çdo seancë analizohet çdo lëvizje apo fjalë e tyre dhe më pas shpërndahen në mënyrë virale në rrjetet sociale.

Megjithatë, ndërkohë që gjyqi po hyn në fazat e fundit, një tjetër personazh veç Heard dhe Depp, ka rrëmbyer vëmendjen e publikut.

Bëhet fjalë për avokaten e Depp, Camille Vasquez. Marrja në pyetje e 37-vjeçares për Heard, një proces që është konsideruar edhe brutal nga disa, është krahasuar me një goditje nock out në boks.

Avokatja ka krijuar një lidhje të ngushtë me Depp-in dhe gjatë gjithë seancave ata kanë ndarë buzëqeshje, shikime dhe përqafime, të gjitha të shoqëruara me gëzim nga fansat në internet.

Marrëdhënia e tyre është shfaqur aq komode saqë kanë dalë zëra se ata janë të lidhur në mënyrë romantike.

Vasquez u pyet për këtë ndërsa po largohej nga gjykata e qarkut Fairfax këtë javë, por zgjodhi të përgjigjej vetëm me një buzëqeshje.

Performanca e saj në gjyq ka qenë e tillë që ajo ka krijuar bazën e saj të fansave, me mbështetës të cilët përpiqen të shkrepin një selie me të apo t’i marrin një autograf.

Llogaritë e fansave janë shfaqur në mediat sociale dhe një video që tregon Depp duke shtrënguar krahun e Vasquez-it teksa ai hyn në sallën e gjyqit ka grumbulluar 19.5 milionë shikime.

Mbështetësit e Depp-it janë kënaqur me qasjen kundërshtare të Vasquez-it ndaj Heard-it. Një moment në veçanti duket se i ka emocionuar ata: vënia në dyshim e rolit më të madh në karrierën e Heard deri më sot.

“Z. Depp ju ka mundësuar rolin në Aquaman , apo jo?” pyeti avokatja.
“Më falni?”, u përgjigj Heard.

Ishte gjithashtu Vasquez ajo që e pyeti Heard për dështimin e saj për të dhuruar plotësisht zgjidhjen e divorcit prej 7 milionë dollarësh për bamirësi, siç pretendonte më parë se kishte bërë.

Dyshja patën një tjetër skenë pasi panë një video të 2016-ës nga Heard, në të cilën ajo buzëqeshi dhe rrotulloi sytë ndërsa po merrej në pyetje për goditjen e Depp.

Vasquez pyeti nëse kishte “diçka zbavitëse” në lidhje me abuzimin e dyshuar të burrit të saj. “Ju jeni duke buzëqeshur ndërsa ai regjistrim audio po luhet, apo jo?” pyeti ajo.

Heard u përgjigj: “Unë nuk po buzëqeshja për shkak të audios, po buzëqesh për shkak të asaj që po ndodh rreth meje.”

Ajo i referohej aktivitetit që po zhvillohej në dhomën ku po jepte dëshmi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: