Policia e Tiranës ka arrestuar 5 persona në orët e fundit, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Mes të arrestuarve është një burrë që ka dhunuar gruan, po ashtu dhe një i ri që ka kanosur me mjete të mprehta ish-të dashurën e tij.

NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin K. Sh., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin B. P., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka përndjekur dhe kanosur me mjet prerës ish-të dashurën e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin A. K., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi në një karburant në Vaqarr, ka furnizuar automjetin dhe është larguar pa kryer pagesën.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasit:

– R. B., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;

– E. E., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në efektin e lëndëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjjthshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: