Të çlirohesh nga njeriu e të shtypesh nga derrat. “Ferma e kafshëve” e Xhorxh Oruell me regji të Driada Dervishit ringjitet në Teatrin Kombëtar këtë fundjavë duke e vënë publikun para një alegorie ku kafshët fitojnë lirinë për të rënë një një shtypje tjetër, tashmë nga të vetët. Po pse “Ferma e kafshëve” tani?

“Sepse Xhorxh Oruell mbetet gjithjë actual, dhe sepse besoj se shoqëria shqiptare te ‘Ferma e kafshëve’ gjen shumë gjëra që për fat të keq i ka kaluar dhe naga ana tjetër ka shumë gjëra që ne shpresojmë shumë që të ndryshojmë”, tha regjisorja Driada Dervishi.

Shfaqja merr edhe elemente shqiptare, që përtej muzikës apo batutave, e bëjnë atë ende më të prekshme në kohën e një diskursi të ashpër, ku kafshët e shpendët, përdoren gjerësisht figurativisht në mënyrë negative. Megjithatë, a na thotë kjo shfaqje se mungesa e mekanizmave të kontrollit prodhojnë diktatorë?

“Mund të korruptohet nga pushteti. Dhe besoj se këtu të gjitha qeniet njerëzore janë vulnerabël, marrëdhënia e njeriut me pushtetin e korrupton atë dhe kur ti apriori nuk ke më askënd që të të kontrollojë, atëherë korrupsioni kthehet në sistem dhe besoj se është një temë e fortë në një krizë globale të sistemit që në ndjejmë sigurisht është këtu: A mundet individ të mos korruptophet nga pushtetit?” tha regjisorja Driada Dervishi.

Shfaqja do të jetë në fundjave në skenën e Teatrit Kombëtar në orën 20:00.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: