DURRËS

Tre persona janë arrestuar në Durrës për vepra të ndryshme penale. Një 24-vjeçar nga Arapaj është vendosur ë pranga pasi ka dhunuar babain e tij në banesë.

Nga ana tjetër për dy aksidente me vetëm dëme materiale janë arrestuar dy shoferë, njëri pasi ishte në gjendje të dehur kurse tjetri pa leje drejtimi.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Durrës

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin:

K. L., 25 vjeç, banues në Arapaj, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij, në banesë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

B. Ç., 46 vjeç, banues në Kavajë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në Shijak, duke drejtuar mjetin tip “Citroen” në gjendje të dehur dhe është përplasur me një tjetër mjet duke shkaktuar dëme materiale.

D. M., 21 vjeç, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 1, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Audi” pa leje drejtimi dhe është përplasur me një tjetër mjet duke shkaktuar dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb