Zbardhen detaje rreth vrasjes së 52-vjeçarit në Burrel. Ngjarja ndodhi në fshatin Vig të Burrelit. Autori i vrasjes, Islam Mata, ka pasur konflikte të hershme me viktimën, Petrit Puplën. Mësohet se konfliktet në fjalë nisën që në vitin 2009.

BalkanWeb mëson se asokohe, Petrit Pupla i ka dalë një furgoni para dhe ka plagosur gocën dhe kunatën e Islam Matës, me automatik (tezen e vajzës). Autori në fjalë u dënua me 21 vite burg për krimin, ndërsa bëri vetëm 12 vite. Pas daljes nga burgu, mësohet se dy familjet kanë arritur që të shuajnë mosmarrëveshjet, pasi kanë pirë dhe kafet për ‘larjen’ e gjakmarrjes. Por sot në rrethana ende të paqarta, 63-vjeçari ka vrarë me armë gjahu 52-vjeçarin.

Sakaq, ka dyshime se vajza e autorit ka pasur më herët një lidhje me viktimën e sotme. Fill pas krimit, autori i dyshuar i kësaj ngjarje, pasi ka kryer krimin ka telefonuar Policinë dhe ka treguar mbi rrethanat e ngjarjes dhe më pas ka kërkuar të vetëdorëzohet.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: