Ambasadori britanik, Alastair King-Smith, u takua sot me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Ambasada Britanike në Tiranë, në një postim në rrjetet sociale ka bërë me dije se në takim është vlerësuar partneritetin e fortë dhe në rritje mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

“Britania e Madhe duhet të mbështesë fazën e ardhshme të përpjekjeve të Shqipërisë për reformimin e shtetit ligjor dhe antikorrupsionin, duke përfshirë Policinë e Shtetit dhe Gjyqësorin dhe pret që vizitat e nivelit të lartë të intensifikojnë bashkëpunimin”, thuhet në postim.

Postimi i plotë:

Ambasadori britanik Alastair King-Smith pati sot një takim pozitiv me kryeministrin shqiptar, Edi Rama duke vlerësuar partneritetin e fortë dhe në rritje mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Shqipëria mbetet një nga partnerët tanë më të rëndësishëm në botë.
Ai përcolli marrëveshjen e kryeministrit britanik se Britania e Madhe duhet të mbështesë fazën e ardhshme të përpjekjeve të Shqipërisë për reformimin e shtetit ligjor dhe antikorrupsionin, duke përfshirë Policinë e Shtetit dhe Gjyqësorin dhe pret që vizitat e nivelit të lartë të intensifikojnë bashkëpunimin.
Ata ranë dakord për hapat për zgjerimin e partneritetit tregtar midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, përfshirë në fushën e Mbrojtjes, si dhe takimet e ardhshme të biznesit të nivelit të lartë në Londër për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb