Jo vetëm celularë që tentohej të futeshin kontrabandë në vendin tonë por edhe mbi 100 mijë euro cash janë bllokuar sot në Portin e Durrësit.

Mësohet se në total, Strukturat e Administratës Doganore në bashkëpunim me Policinë bllokuan 545 aparate celulare dhe 110.000 euro cash, në Degën Doganore Durrës.

Sasia e mësipërme vinte nga Italia me një automjet autobus transporti udhëtarësh në drejtim të Shqipërisë, dhe sasia e celulareve dhe Cash-it nuk ishte deklaruar.

Strukturat Doganore dhe Policia po vazhdojnë procedurat për hetime të mëtejshme.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb