TIRANE- Të tjera detaje dalin në dritë nga vetëvrasja e gardistit Ariol Mançe. 30-vjeçari u gjet i pajetë brenda Gardës së Republikës, teksa ishte në krye të detyrës.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se djali nga Përmeti kishte qenë turni i tretë, ndërsa u gjet i pajetë në vendin e punës. Bezat tha se Mançe kishte tri vite që shërbente në Gardë, ndërsa ishte një ushtarak i kualifikuar. Po ashtu mësohet se i riu kishte qenë pjesë e misioneve paqeruajtëse jashtë vendit, si në Irak.

Ndërkohë, nga hetime e grupit hetimor, provat e mbledhura, çojnë në një vetëvrasje. Kjo duke u bazuar tek trajektorja e plumbit, mesazhi i gjetur në telefonin e tij, ku i shpjegonte babait të tij arsyen e vetëflijimit. Pavarësisht faktit se i riu kishte pranuar si motiv të vetëvrasjes ishte ndarja nga e dashura e tij, me të cilën kishte pasur një lidhje të gjatë, hetuesit po hetojnë dhe në të tjera pista.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb