Një protestues gjatë tubimit kundër kryeministrit Edi Rama ka bërë thirrje për bashkim të shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, duke deklaruar se diaspora duhet të luajë një rol në zhvillimet politike në Shqipëri.

“Diaspora po bashkohet, e gjithë Shqipëria duhet të bashkohet sepse vetëm në këtë mënyrë mund të arrijmë t’i rrëzojmë këto mostra. E gjithë Amerika në shesh në New York. Nesër Berlini, Parisi, Melburn, Londra,  Roma, Vjena, e gjithë bota. Diaspora jonë. Bashkohuni miq, sepse bashkimi është ai që do na sjellë fitore, është ai që do përmbysë këta mostra”, u shpreh ai.

Në fjalën e tij, protestuesi tha se shqiptarët në diasporë po organizohen dhe përmendi protesta të planifikuara në disa qytete të botës, përfshirë New York, Berlin, Paris, Melburn, Londër, Romë dhe Vjenë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb