4 minuta për të siguruar një biletë për në finalen e Champions League. Real Madrid përmbysi dy herë Man.City, i përmbysi rezultatin e ndeshjes së parë, i përmbysi dhe pas golit të realizuar nga Mahrez. Kjo është një kryevepër që vështirë se shpjegohet me fjalë, një nga ato sfida që mund të ndodh rrallë në nivele të tilla.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në Spanjë nuk arrijnë ti besojnë syve, kërkojnë ndihmën e zotit për të shpjeguar atë që ndodhi ne “Bernabeu”: “Zot zbrit dhe shpjegoje”, shkruan Marca në faqen e parë. “Nga një tjetër botë”, është titulli i zgjedhur nga AS. “E pabesueshme” shkruan Sport në faqen e parë.

Sun
Sun

Pak më të ftohtë mediat angleze, sigurisht që një humbje e tillë i lë një shije të keq. “Çmenduri në Madrid”, apo “kaos” ishin titujt më të lakuar në faqet e para.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb