Drejtori i “Teatrit Kombëtar, regjisori Altin Basha i ftuar në emisionin “Fitstation” në News24 ka rrëfyer për moderatoren Çenkuela Hasa raportin me kolegë dhe ish kolegë të cilët në fillime i ka mbështetur por ka parë që pasi janë bërë shumë të famshëm kanë dashur të harrojnë të shkuarën, madje kanë refuzuar të shohin dhe audicionet e fillimit u shpreh Basha.

“Mund të flas për eksperiencat e mia personale, shumë aktorë të rinj që kanë marrë role në shfaqjet e mia sapo kanë dalë nga bankat e shkollës e harrojnë të shkuarën e tyre, kur nuk kanë qenë të njohur, kur nuk kanë qenë potent dhe kanë patur nevoj për sy që t’i mbështesin”- tha regjisori!

Moderatorja: Si i ndryshon fama njerëzit?

Altin Basha: Një koleg i imi i njohur e kishte përcaktuar qartë këtë si proces, ndryshon që nga mënyra se si të thërrasin, në fillim të thërrasin “ o profesor” dhe më vonë “o ti” . Thellë thellë njeriu e sheh të kaluarën në pasqyrë por ka raste nuk e përballon dot atë, unë kam patur raste ku aktorë nuk donin të shihnin veten e tyre në audicione, duan ta montojnë filmin nga momenti kur qenë të famshëm.

(News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: