BalkanWeb zbardh 7 amendamentet që u miratuan 3 ditë më parë në Këshillin Politik si pjesa pas marrëveshjes së 5 qershorit, apo e ll-ta për këtë Reformë Zgjedhore.

Amendamentet tashmë të përkthyera në projektligje parashikojnë disa ndryshime në ligjet për sinjalizuesit, Policinë, Prokurorinë dh Gjykatat, partitë politike si dhe Kodin e Procedurës Penale dhe Kodin Penal.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Mes tyre është dhe përjashtimi nga krimet zgjedhore e autorëve të tyre, të një apo disa veprave penale vetëm në rast se bashkëpunojnë me organet e drejtësisë për të denoncuar dhe zbardhur krimet zgjedhore. Po ashtu një tjetër amendim i rëndësishëm është ai për sinjalizuesin, teksa tashmë në KQZ do të ketë një njësi vetëm për marrjen e sinjalizimeve për korrupsion pasiv dhe aktiv në zgjedhje.

Parashikohet që të ketë sanksione në rast shkeljesh administrative të konstatuara si dhe mbrojtje të sinjalizuesve gjatë zgjedhjeve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb