Sikur të mos mjaftonin polemikat që normalisht ngjall arbitrimi, Patrick Ittrich, anëtar i Federatës së Futbollit të Hamburgut, ka befasuar me propozimet e tij. 44-vjeçari gjerman mbron duke ndëshkuar çdo faull taktik që ndodh në mesfushë dhe ai propozon për këtë një gjuajtje 17 metra larg portës.

Ai është gjithashtu pro largimit nga fusha për tri minuta çdo futbollist që “rrokulliset” në tokë tri herë gjatë një loje duke thirrur mjekun. “Sa kohë do t’i duhej lojtarit të ngrihej, kështu?” – pyet ai.

Po kështu, propozohet të bëhet diçka e ngjashme me atë që kryhet tashmë në hendboll: të largohet nga fusha për dhjetë minuta çdo lojtar që bërtet ose fyen arbitrin, me qëllim që të pushojnë dhe të kthehen në fushën e lojës pas kohës së caktuar.

Megjithatë, masa e tij më goditëse është dëbimi i të gjithë atyre futbollistëve që i afrohen në grup me qëllimin për t’i bërë presion. “Si mundet që një arbitër të jetë i rrethuar nga dhjetë lojtarë? Për mendimin tim, bum, bum, bum, tre kartonë të kuq. Për të luajtur shtatë kundër dhjetë tani. Kjo do të ishte mirë për mua”, – thotë ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb