Vllaznia shpëtoi sezonin. Pas një nisjeje me vrull dhe me pretendime të larta, ku në Shkodër diskutohej edhe titulli kampion, kjo edhe për faktin se në ekip erdhën lojtarë cilësorë.

Eksperienca e Balajt, Liridon Latifi, por edhe Esat Mala, Fjoart Jonuzi, Herald Marku, Esin Hakaj dhe një pjesë e mirë e lojtarëve, jepnin siguri se ky ishte sezoni i duhur për një trofe të rëndësishëm në Shkodër. Një sezon me ulje ngritje, ku nisi me trajnerin Mirel Josa dhe dukej se diçka nuk shkonte, që Vllaznia të ndiqte këmba-këmbës Tiranën dhe Partizanin.

Ndërkohë deri në mars, Josa largohet dhe në krye vjen Goce Sedloski dhe objektivi zbriti te zona europiane, të cilën e arriti me shumë vështirësi në ndeshjen e fundit me Bylisin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: