Presidenti Ilir Meta e ka mbyllur intervistën e sotme në ‘Frontline’ të gazetares Marsela Karapanço me një opinion të tijin mbi formularin e Këshillimit Kombëtar, një nismë e ndërmarrë nga qeveria. Meta tha në ‘News24’ se shpreson që shumë shpejt të jetë funksional ligji për referendumin, ndërsa kujtoi problemin e Nënë Lizës bashkë me banorë të tjerë të lagjes 5 maji në kryeqytet, ku banesat e tyre po shemben në kuadër të projektit për ndërtimin e kompleksit për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës.

“Se di, pasi për arsye qëndroj në vilën 4, rezidencën qeveritare. Duhet të pyesim mamanë e Monikës. Por shpresoj që shumë shpejt të kemi funksional ligjin për referendumet. Shpresoj që ta bëjë kjo qeveri dhe ky parlament. Në mënyrë që shqiptarët të kenë mundësi që të vendosim vetë përmes referendumit. Shumë mirë që bëjnë konsultime virtuale, e por të takojnë dhe Nënë Lizën dhe ata që preken nga ajo çështje.

T’i zgjidhin se është e papranueshme kjo sjelle me këta njerëz të ndershëm, të rregullt, që çdo gjë e kanë bërë me sakrificat e tyre. Sot pashë në media një pyetje që kishte bërë nënkryetari i VRMO, pyetje që ma bëri edhe kryetari i opozitës maqedonase, kur isha para pak ditësh. Pyetja se çfarë mendimi kishin për ‘Open Balkan’.

Më tha; A mund të më thoni se kush është kufiri mes Shqipërisë dhe Serbisë? Duhet se s’ka kufi, pasi mes nesh është një shtet i pavarur, që është republika e Kosovës. Ashtu sikundër nuk mund të ketë një bashkëpunim të qëndrueshëm pa një bashkëpunimi të barabartë mes 6 vendeve të këtij rajoni.

Ç’mund të thoni për pyetjet mbi legalizimit të kanabisit Legalizimi i kanabisit?
Çështja e kanabisit, dhe e elementeve të tjera të drogave është alarmant. U bë vite që qeveria nuk raporton sipas ligjit për masat që merren kundër drogës.

Për çfarë do e këshillonit ju qeverinë?
E kam këshilluar aq shumë sa që nuk kam arsye që t’ju marrë kohë me këshilla. Ata janë këshilluar nga populli.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb