Dënimi me burg të përjetshëm i dhënë dje për një adoleshent në Britani i cili vrau një të mitur 5-vjeçar, tërhoqi vëmendjen për faktin se autori është personi më i ri i dënuar për vrasje në këtë shtet.

Mulligan
Mulligan

Craig Mulligan ishte vetëm 13 vjeç kur vrau pesëvjeçarin Logan Mwangi, i cili u gjet i vdekur në lumin Ogmore, në Uellsin e Jugut, në korrik të vitit të kaluar. Trupi i vogëlushit u gjet i dëmtuar aq shumë, saqë autoritetet e krahasuan me një aksident të frikshëm ku 5-vjeçari do të ishte goditur nga një makinë me shpejtësi të madhe.

Vrasësi kishte një seri sulmesh mizore ndaj të tjerë të miturve, adultëve apo edhe kafshëve.

Mediat britanike kanë zbuluar se i riu ishte stërvitur edhe në artet marciale dhe kjo i bënte edhe më të rënda rastet e abuzimeve të tij.

Ndërsa Mulligan u dënua me burgim të përjetshëm me një minimum prej 15 vjetësh, ai iu bashkua një vargu vrasësish me “fytyrë foshnjash” të përfshirë në disa nga krimet më tronditëse të vendit gjatë tre dekadave të fundit.

Nga djemtë 10-vjeçarë që rrëmbyen vogëlushin James Bulger tek një 15-vjeçar që vrau mësuesin e tij të spanjishtes, këto janë disa nga vrasësit më të rinj në Mbretërinë e Bashkuar:

Sharon Carr

Carr
Carr

Sharon Car, e etiketuar ndryshe edhe si “vajza e djallit”, u bë vrasja më e re femër në Britani kur goditi me thikë për vdekje një 18-vjeçare në vitin 1992 ndërsa ishte vetëm 12-vjeç.

Ajo zgjodhi Katie Rackliff, një parukiere 18-vjeçare dhe e goditi 32 herë me thikë.

Dy vjet më vonë Carr kreu një tjetër sulm me thikë në Camberley, Surrey, shënjestër e të cilit ishte një nxënës shkolle.

Ndërsa ishte në një institut për kriminelët e rinj për atë krim, ajo mburrej për vrasjen e Katie, vrasje për të cilën edhe u dënua në vitin 1997.

“Do të doja të të vrisja përsëri. Britmat e tua më emocionojnë. Çdo natë shoh Djallin në ëndrrat e mia, por e kuptoj se isha vetë unë”, shkruante ajo në ditarin e saj.

Carr u dënua me burgim të përjetshëm për vrasje në vitin 1997.

Jon Venables dhe Robert Thompson

John And Robert
John And Robert

Mjaftuan vetëm disa sekonda që mamaja e një dy-vjeçari të lëshonte dorën e të birit në një qendër tregtare në Bootle, Merseyside, që dy kriminelë 10-vjeçarë të rrëmbenin vogëlushin.

Kjo është historia e Jon Venables dhe Robert Thompson, të cilët e rrëmbyen dhe torturua të voglin, trupi i të cilit u gjet vetëm dy ditë pas rrëmbimit.

Të dënuar për vrasje dhe me urdhrin që të mbaheshin në burg për një kohë të pacaktuar, ata u liruan pas tetë vjetësh në vitin 2001 me identitete të reja, në moshën 18-vjeçare.

Thompson nuk ka kryer asnjë shkelje tjetër, por Venables u rikthye në burg në 2010 dhe 2017 pasi imazhe të abuzimit seksual të fëmijëve u gjetën në kompjuterin e tij.

Mark McKeefrey, Allan Bentley dhe Graham Neary

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Të tre personat ishin vetëm 15-vjeç kur vranë një prej shokëve të klasës.

Michael Moss ishte vetëm 15 vjeç kur iu nënshtrua torturave mizore dhe më pas u vra nga tre shokë të klasës.

Adoleshenti i pambrojtur ishte joshur në një park në vitin 1999 nga Alan Bentley, Mark McKeefry dhe Graham Neary, të cilët ishin gjithashtu 15 vjeç, ndërsa në autopsinë e bërë në trupin e tij, kishte aq shumë dëmtime sa identifikimi ishte i pamundur.

Michael i njihte tre vrasësit pasi ata ishin të gjithë nxënës në të njëjtën shkollë.

Konflikti ka nisur kur Michael filloi të dilte me ish të dashurën e Bentley-t, dhe ky i fundit u betua se do të hakmerrej pasi kishte parë një nga filmat e Quentin Tarantino.

Vrasësit adoleshentë madje kënduan “Stuck In The Middle With You” ndërsa rikrijuan një skenë nga filmi i viteve 1990.

Të tre u shpallën fajtorë për vrasje pas një gjyqi të profilit të lartë dhe u dënuan me burgim të përjetshëm.

Por të gjithë janë liruar gjatë viteve të fundit.

Sean Mercer

Sean
Sean

Sean Mercer ishte vetëm 16 vjeç kur qëlloi 11-vjeçarin Rhys Jones në një shesh lojrash në Liverpool në vitin 2007.

Rhys, i cili sapo kishte mbaruar praktikën e futbollit, ishte një viktimë e pafajshme i cili u vu pa dashje në mes të një konflikti mes bandash rivale në Croxteth dhe Norris Green.

Rhys vdiq në krahët e nënës së tij.

Mercer iku me BMX-in e tij, por përfundimisht u përball me drejtësinë dhe u burgos për vrasje në 2008.

Lorraine Thorpe

Lorrelain
Lorrelain

Lorraine Thorpe ishte vetëm 15 vjeçe kur vrau babanë e saj Desmond Thorpe dhe një grua të quajtur Rosalyn Hunt në Ipswich në vitin 2009.

Historia e saj ishte e mbushur me episode dhune, pasi adoleshentja jetonte në rrugë me babain e saj të alkoolizuar dhe vazhdimisht ishte dëshmitare e sjelljeve të dhunshme nga grupi i të varurve nga alkooli dhe droga me të cilët shoqërohej.

Thorpe kishte një marrëdhënie me kreun e grupit, një burrë 41-vjeçar të quajtur Paul Clarke, i cili ndikoi që ajo të kryente vrasje.

Së bashku ata e kishin rrahur dhe torturuar vazhdimisht Rosalyn dhe më pas e mbytën Desmond deri në vdekje për ta ndaluar atë të shkonte në polici dhe t’i denonconte.

Të dy u dënuan me burgim të përjetshëm dhe Clarke vdiq në burg në 2014.

William Cornick

William
William

William Cornick vrau mësuesen e tij të spanjishtes Ann Maguire, 61 vjeç, në shkollën Corpus Christi në Leeds në prill të vitit 2014.

15-vjeçarja përdori një thikë të madhe kuzhine për ta goditur pas shpine mësuesen, pasi shpjegoi se ndaj saj kishte një urrejtje të pashpjegueshme.
Adoleshtja madje ishte mburrur tek miqtë e saj që një ditë do ta vriste mësuesen.

Pas vrasjes adoleshenti u tha psikiatërve se “nuk i plaste” dhe shtoi se gjithçka ka kishte kryer ishte fantastike.

Në nëntor 2014, ajo u dënua me burgim të përjetshëm me një kohë minimale dënimi prej 20 vitesh.

Kim Edwards dhe Lucas Markham

Kim And Lucas
Kim And Lucas

Në një moshë vetëm 14 vjeçare, Kim Edwards dhe Lucas Markham u bënë vrasësit më të rinj të dyfishtë në Britaninë e Madhe.

Çifti adoleshent vrau nënën e Edwards, Elizabeth, dhe motrën e saj më të vogël pra tezen e Edward, Katie.

Gjatë gjyqit ata u cilësuan edhe se Bonnie dhe Clyde.

Markham goditi 49-vjeçaren Elizabeth në qafë përpara se ta mbyste me jastëk.

Më pas ai vrau Katie ndërkohë që flinte, duke pretenduar se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse t’i jepte fund jetës së 13-vjeçares, sepse kishte frikë se ajo do t’i tregonte policisë se çfarë kishte ndodhur.

Pas krimit të tyre rrëqethës, adoleshentët, të quajtur “Vrasësit e Muzgut”, kryen marrëdhënie seksuale, bënë një dush dhe ndenjën të përqafuar teksa shihnin seritë e famshme “Twilight”.

Ata u shpallën fajtorë për vrasje në nëntor 2016 dhe secili u dënua me 17 vjet e gjysmë pas hekurave.

Aaron Campbell

Aaron
Aaron

Aaron Campbell ishte vetëm 16-vjeç kur rrëmbeu, përdhunoi dhe vrau gjashtë vjeçaren Alesha MacPhail në Ishullin Bute në korrik të vitit 2018.

Campbell e kishte mohuar vrasjen e Aleshas gjatë gjyqit të tij, por pasi u dënua u tregoi psikologëve se e rrëmbeu atë nga shtrati i saj në shtëpinë e gjyshërve të saj dhe e çoi në pyll ku edhe e vrau.

Adoleshentit iu dha një dënim i përjetshëm me një minimum prej 27 vitesh pas hekurave në vitin 2019. Dënimi u reduktua në 24 vjet në apel.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb