Policia serbe vijon hetimet për kapjen e 80 kg drogë në Nish të nisura nga Shqipëria me destinacion Turqinë.

Hetimet për konfiskimin e 80 kilogramëve marihuanë në Nish, siç i tha Telegraf.rs, aktualisht po shkojnë në dy drejtime.

Po hetohet se nga kush e kanë blerë drogën Xhemail Ilijazi dhe Agim Rexhepi, të cilët dyshohet se janë në krye të këtij grupi narkokriminal dhe për cilin treg ishte menduar.

Sipas informacioneve jozyrtare, droga do kalonte vetëm nëpër Serbi dhe më pas do shkonte në Turqi.

Policia arrestoi fillimisht I.P.(29) në Nish pasi në kamionin që ai drejtonte iu gjetën 30 kilogramë drogë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në atë kohë ishte bërë e ditur se të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 30 ditë, ndërsa në vazhdim të aksionit policët arrestuan organizatorin e grupit Agim Rexhepi (62), Xhemajli Ilijazi (53), të dy nga Presheva, si dhe I. M. (33), M. A. (33), P. M. (33), S. J. (23) dhe D. Đ. (28), të gjithë nga Nishi.

Gjatë kontrollit në banesat dhe lokalet e tjera që kanë përdorur në Nish, janë sekuestruar 50 kilogramë marijuanë. Dyshohet se shoferi i kamionit I.P., është dashur të transportonte drogë drejt Turqisë me urdhër të anëtarëve të grupit.

Gjatë kontrollit në banesat dhe lokalet e tjera që kanë përdorur në Nish, janë sekuestruar 50 kilogramë marijuanë. Dyshohet se shoferi i kamionit I.P., është dashur të transportonte drogë drejt Turqisë me urdhër të anëtarëve të grupit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: