Policia e Fierit ka vënë në pranga 4 persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier arrestuan në flagrancë 18-vjeçarin Xhesildo Dule, banues në Povelçë të Fierit, pasi është kapur nga Forca e Posaçme “Shqiponja” duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan 5 doza kannabis sativa.

Ndërkohë, në prangat e policisë së Lushnjës ka rënë dhe shtetasi me inicialet E. H., 30 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 31 vjeç, banues në Fier (i dënuar më parë për vjedhje), pasi është kapur duke vjedhur sende të vendosura nga Bashkia në plazhin e Darëzezës.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin L. H., 41 vjeç, banues në Roskovec, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: