Megaoperacioni i zhvilluar ditën e djeshme me një aksioni blic në disa qarqe të vendit, ka vënë në pranga 18 persona, nga 32 urdhër arreste në total, me urdhër të SPAK.

Gjithçka duket se ka nisur pas dëshmive tronditëse që bëri Nuredin Dumani, i cili tashmë është i penduar i drejtësisë.

Por kush janë disa prej tyre dhe për çfarë veprash akuzohen?

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb dosjen hetimore të prokurorisë pas firmosjes së 32 urdhër arresteve, ndërsa u ekzekutua urdhri për 18 persona.

Marjus (Suel) Lulaj (Çela), i biri i Petrit dhe i Hene, i datëlindjes 19.07.1988, lindur dhe banues në Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale:

“Vrasje me paramendim”, e kryer për interes, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit L. M., (ngjarje e ndodhur në Tiranë) “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Elton Kila (i thirrur Oti), kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”

Agron (Kamber) Mehja, i biri i Xheladin dhe i Myzejen, i datëlindjes 29.03.1966 lindur dhe banues në Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprës penale:

“Vrasja me paramendim”, për motiv hakmarrje, e mbetur në tentative, në dëm të shtetasit Arben Çeta (ngjarje e ndodhur në datën 14.11.2013 në qytetin e Elbasanit) si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”,  kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale.

Aleks Çela alias (Tom Qorri), i datëlindjes 07.09.1979, i biri i Baki dhe Pranvera, lindur dhe banues në Elbasan, i dyshuar për veprën penale:

“Vrasja me paramendim”, për motiv hakmarrje, e mbetur në tentative, në dëm të shtetasit Arben Çeta (ngjarje e ndodhur në datën 14.11.2013 në qytetin e Elbasanit) si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”,  kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”

Asllan Plaku, i datëlindjes 26.07.1992, i biri i Belul dhe i Shqiponja, banues në Shën Vlash, Durrës, i dyshuar për veprën penale:

“Vrasja në rrethana te tjera cilësuese”, ndaj dy ose më shumë personave, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shpërthyese dhe i municionit”, në dëm të viktimave Dorjan Shkoza e Anxhelo Avdia (ngjarje e ndodhur në datën 02.03.2020) të  kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, (në rolin e pjesëmarrësit)  dhe “Kryerja e veprave penale nga  grupi i strukturuar kriminal”

Talo Çela, i datëlindjes 07.11.1971, i biri i Jonuz dhe i Bajame, lindur dhe banues në Elbasan, person në kërkim, me masë sigurie “arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale:

Vrasje me paramendim”, e kryer për interes dhe me pagese, në dëm të viktimës Fatmira Habili (Dedaj), finalizuar në datën 14.09.2013 në qytetin e Durrësit, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, në formën e mbajtjes, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78/2, 279, 28/4, 333/a/1 dhe 334, të Kodit Penal.

“Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, me pasojë vdekjen e shtetasit Andi Zylyfi dhe plagosjen e shtetasit Ardit Uruçi dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal të parashikuara nga nenet 79/dh, 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të K.Penal.

“Vrasja me paramendim”, për motiv hakmarrje, e mbetur në tentative, në dëm të shtetasit Arben Çeta (ngjarje e ndodhur në datën 14.11.2013 në qytetin e Elbasanit) si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78, 22 dhe 278/1 të Kodit Penal, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

“Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Hamit Haxhia, e kryer në datën 11.02.2013 në qytetin e Durrësit, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, ‘’Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

“Vjedhjes me armë në bashkëpunim”, në dëm të shtetasit Xhemali Liçi (ngjarje e ndodhur në datën 19.12.2012 në qytetin e Elbasanit), “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 140, 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Lirak Bajraktari ndodhur në Elbasan në datën 22.02.2011, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.

“Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Shyqyri Shala, e kryer në datën 13.02.2012 në qytetin e Kavajës, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

“Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Astrit Ademi kryer në datën 17.06.2013, Maminas Vorë, në bashkëpunim të posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a, 334 të Kodit Penal.

“Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Hamdi Sharka (ndodhur në fshatin Polizhan – Berat), kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Mikael Qosja (Kamami) (Stefo), i datëlindjes 14.08.1986, i biri i Kristaq dhe i Tefta, lindur dhe banues në Elbasan, me nr. personal I60814070T, aktualisht person në kërkim, me masë sigurie “arrest në burg”, i dyshuar për veprat penale:

Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, me pasojë vdekjen e tre shtetasve, ngjarje e ndodhur në qytetin e Elbasanit në datën 29.12.2018   në dëm të viktimave Endrit Alibej, Arben Dylgjeri, Erdal Duranay dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal të parashikuara nga nenet 79/dh, 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të K. Penal.

“Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Hamdi Sharka (ndodhur në fshatin Polizhan – Berat), kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Abedin Mama (Dine Çami), i datëlindjes 18.12.1961, i biri i Azem dhe Liço lindur në Librazhd dhe banues në Elbasan, me nr. personal G11218166R, i dyshuar për veprën penale:

“Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, me pasojë vdekjen e shtetasit Andi Zylyfi dhe plagosjen e shtetasit Ardit Uruçi dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal të parashikuara nga nenet 79/dh, 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të K.Penal.

Altin Ndoci, i datëlindjes 23.09.1987, i biri i Nikoll dhe i Bardhe, lindur në Troshan Lezhë dhe banues në Tiranë, Rruga: “Tre dëshmorët”, me shtetësi Shqiptare, arsimi tetë klasë i dënuar, me nr. personal I70923064B, i dyshuar për veprën penale:

“Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, me pasojë vdekjen e shtetasit Andi Zylyfi dhe plagosjen e shtetasit Ardit Uruçi dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal të parashikuara nga nenet 79/dh, 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të K.Penal.

Fatos Gosa (Tos Gosa), i datëlindjes 24.02.1968, i biri i Idriz dhe Haxhire, lindur dhe banues në Peqin, me nr. personal G80224077P, i dyshuar për veprën penale:

“Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, me pasojë vdekjen e shtetasit Andi Zylyfi dhe plagosjen e shtetasit Ardit Uruçi dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal të parashikuara nga nenet 79/dh, 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të K.Penal.

Erion Alibej/Dylgjeri, i datëlindjes 18.10.1986, i biri i Isa dhe i Resmije, lindur në Elbasan, banues në ish Lagja “Kala”, rruga: “Hamdi Rustemi”, nr.12, Elbasan, aktualisht i paraburgosur për një vepër tjetër penale, me nr. personal I61018062D, i dyshuar për veprat penale të:

“Vrasja në rrethana te tjera cilësuese”, ndaj dy ose më shumë personave,   e kryer  më shumë se një  herë,  “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shpërthyese dhe i municionit”, në dëm të viktimave Dorjan Shkoza e Anxhelo Avdia (ngjarje e ndodhur në datën 02.03.2020) dhe në dëm të viktimave Besmir Haxhia e Viktor Haxhia (ngjarje e ndodhur në datën 27.04.2020 në qytetin e Durrësit) të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, (në rolin e pjesëmarrësit)  dhe “Kryerja e veprave penale nga  grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet  79/d/dh, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe  334  të Kodit Penal;

“Vrasja me paramendim”, në dëm të viktimës Bujar Çela, kryer në datën 17.09.2020, në Elbasan, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal,  parashikuar nga nenet 78/2,  278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Skerdi Tasi, i datëlindjes 19.05.1991, i biri i Nelit dhe i Evgjeni, lindur dhe banues në Levan, Fier, me numër identifikimi J10519024F, i dyshuar për veprat penale:

“Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” të parashikuara nga nenet 78/2, 278/1, 28/4, 333/a e 334 të Kodit Penal (vrasja në dëm të viktimës Emiljano Ramazani më datë 20 Korrik 2020 në lagje 28 Nëntori, Elbasan).

“Vrasje me paramendim”, e kryer për interes, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit L.M., (ngjarje e ndodhur në Tiranë) “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale” të parashikuara nga nenet 78/2, 278/1, 28/4, 333/a e 334 të Kodit Penal.

“Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të banesës së shtetasit Talo Çela (ngjarje e ndodhur në datën 05.11.2020) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 152 dhe 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Enver Diva, i datëlindjes 20.09.1979, i biri i Sali dhe Fejzije, lindur në Fushë Mamurras, me nr. personal H90920090Ë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të:

“Vrasja me paramendim”, në dëm të viktimës Bujar Çela,  kryer në datën 17.09.2020, në Elbasan, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shpërthyese dhe i municionit”, të  kryera në bashkëpunim  të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal,  parashikuar nga nenet 78/2,  278/1 , 28/4, 333/a dhe  334 te Kodit Penal.

 Besian Xhixha, i datëlindjes 28.01.1991, i biri i Xhelal dhe i Hurme, lindur në Krujë, me nr. personal J10128070S, i dyshuar për kryerjen e veprës penale:

“Vrasja me paramendim”, në dëm të viktimës Bujar Çela,  kryer në datën 17.09.2020, në Elbasan, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shpërthyese dhe i municionit”, të  kryera në bashkëpunim  të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal,  parashikuar nga nenet 78/2,  278/1 , 28/4, 333/a dhe  334 te Kodit Penal.

Florenc Çekrezi, i datëlindjes 12.05.1987, i biri i Kamer dhe Besnike, lindur Kuqan dhe banues në Elbasan, me nr. personal I70512014O, i dyshuar për kryerjen e veprave penale:

“Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të banesës së shtetasit Talo Çela (ngjarje e ndodhur në datën 05.11.2020) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 152 dhe 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

“Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të shtetasit Mustafa Subashi (ngjarje e ndodhur në Durrës në datën 29.01.2020) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 152 dhe 278/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal.

Florenc Çapia, i datëlindjes 13.03.1981, i biri i Fejzulla dhe i Xhemile, lindur dhe banues në Elbasan, me nr. personal I10313078M, i dyshuar për kryerjen e veprës penale:

Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Sokol Sanxhaktari, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/2, 334 të Kodit Penal.

Elvis Koçi (Caushllari), i datëlindjes 03.01.1992, i biri i Hasim dhe i Bukurije, lindur në Korçë dhe banues në Elbasan, me nr. personal J20103085K, i dyshuar për kryerjen e veprës penale:

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Sokol Sanxhaktari, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/2, 334 të Kodit Penal.

 Adrian Uzuni, i datëlindjes 20.08.1966, i biri i Elmaz dhe i Kadife, lindur dhe banues në Tiranë, me nr. personal G60820180Q, i dyshuar për kryerjen e veprës penale:

“Vrasja me paramendim e mbetur në tentative”, në dëm të viktimës së veprës penale Filip Gjeloshi (ngjarje e datës 05.02.2011 në qytetin e Tiranës) si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”,  kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe ‘’Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78, 22 dhe 278/1 të Kodit Penal, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Leonard Palushi, i datëlindjes 26.06.1981, i biri i Shaip dhe i Zarie, lindur në Kukës dhe banues në Laknas, Tiranë, me nr. personal I10626109F, i dyshuar për kryerjen e veprës penale:

“Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb