BERAT– Policia e Beratit ka ndaluar drejtorin e një shkolle, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse të shkollës në zyrën e tij. Në pranga ka rënë drejtori i shkollës së mesme ‘Babë Dudë Karbunara’, Yzedin Hajdari 59 vjeç. Ai është ndaluar pas denoncimit të vajzave të cilat pretendojnë se janë ngacmuar seksualisht.
cropped-p1050712
Njoftimi i Policisë:
Më datë 24.05.2017, nga Seksioni për Krimet, u bë ndalimi i shtetasit:

Y.H 59 vjeç, banues në Berat, me detyrë drejtor i një shkolle të mesme, pasi dyshohet se në zyrën e tij ka ngacmuar seksualisht 2 nxënëse të shkollës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale ‘’Ngacmim seksual’’ dhe ‘’Shpërdorim i detyrës’’, parashikuar nga nenet 108/a/2 dhe 248 të Kodit Penal.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: