ITALI

Është dënuar me rreth 3 vite e 4 muaj burg ish-shoferi i autobusit i akuzuar për ngacmimin e dy vajzave dhe keqtrajtim të gruas. 53-vjeçari me origjinë shqiptare identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, siç shkruan shtypi lokal hetohej për ngacmimin e një 15-vjeçareje.

Adoleshentja tregonte se gjatë kohës që ishte në autobus, ai i kishte bërë komplimente dhe e kishte shtyrë, duke i krijuar një situatë të pakëndshme.

E njëjta situatë i kishte ndodhur edhe një vajze tjetër, e ngacmuar nga burri gjatë kohës që po e merrte në shtëpi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb