Një sherr mes disa të rinjve ka ndodhur pasditen e djeshme në Qytet Studenti, me pasojë plagosjen e tre personave. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se ngjarja është shënuar rreth orës 17:20, në ish-menzën e Qytetit Studenti, ku viti i tretë i Financës po zhvillonte leksion.

Siç raporton gazetarja Bezat, në sallë kanë hyrë dy djem, që nuk ishin pjesë e fakultetit, dhe kanë ngacmuar dy vajza. Menjëherë kanë ndërhyrë djemtë e grupit, duke i përzënë.

Por, rreth orës 19:00, kur ka mbaruar mësimi, studentët kanë dalë jashtë për t’u larguar nga ish-menza, por janë konfrontuar me dy djemtë, të cilët kishin thirrur për mbështetje edhe shokët e tyre.

Për pasojë, nga sherri kanë përfunduar në spital tre të rinj. Raportohet se mësimi i studentëve të Ekonomikut po zhvillohej tek ish-menza e QZ, pasi ambientet e fakultetit janë në rikonstruksion.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb