Pikërisht atëherë kur gara për një vend në Champions League është ndezur në maksimum, Roma ngec në një barazim pa gola në transfertë përballë Lecces, një pikë që i rri ngushtë ekipit të De Rossit teksa krijuan 27 raste dhe goditën 6 herë kuadratin. Kryeqytetasit humbasin terren në raport me Bologna-n, e shohin të shkëputur me 5 pikë, por rikuperojnë dy pikë në raport me Juven. Roma ishte edhe e pafat në këtë transfertë, si në pjesën e parë, ku goditja e Angelinos u përplas në shtyllë.

Ylberi
Ylberi

Në pjesën e dytë, dy ekipet u hapën edhe më shumë, krijuan më shumë raste, me Ramadanin me shokë që panë më shumë drejt sulmit, por nuk ishin të saktë në finalizim duke bërë që rezultati të mbetej i pandryshuar deri në fund:

“Vuajtëm shumë, mbi të gjitha gjendjen e tyre fizike dhe aftësinë e tyre për të shkuar te topat e dytë. Skuadra nuk është ende gati për të luajtur këto tip ndeshjesh, pak të pista. Ne e dinim që do të ishte e vështirë, Lecce është një fushë e vështirë”, u shpreh De Rossi duke folur më pas për sfidën e radhës, derbin përballë Lazio-s: “Java e derbit ka nisur menjëherë. Kemi pak kohë për ta përgatitur, ndër të tjera ata kanë dhe një trajner të ri. Do të jetë një ndeshje e ndjeshme dhe e ndërlikuar, si gjithmonë”, theksoi trajneri i Romës në konferencë për shtyp.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb