MAQEDONI E VERIUT

Opozita maqedonase i ka bërë thirrje qeverisë së Zaevit që së bashku ti vendosin vija të kuqe Bullgarisë.

Në fakt është vendi anëtar i BE që ka vendosur veton për negociatat e Maqedonisë së Veriut, por VMRO-DPMNE kërkon që në asnjë mënyrë mos negociohet për gjuhën dhe identitetin edhe pse ato duket të jenë thelbi kryesor i problemit.

Zaev ka konfirmuar se në negociatat me Bullgarinë nuk ka diskutuar për këto dy çështje, por VMRO-DPMNE shpesh e ka akuzuar kryeministrin maqedonas si ‘tradhëtar’ apo njeri që bën negociata të fshehta me palën bullgare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb