Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka besim se me Presidenca sllovene e BE do të mbështesë çeljen e negociatave brenda këtij viti.

Pendarovski shprehu zhgënjim nga presidenca portugeze dhe e cilësoi deklaratën e ministers portugeze sit ë gabuar pasi varrosi të gjitha përpjekjet.

Ai thotë se politikanët që interpretojnë epoka historike janë më të këqijtë, çfarë dhe solli veton e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut për të çelur negociatat këtë qershor, vendim që ‘dogji’ edhe Shqipërinë.

‘’Nga historianët që merren me politikë, më të këqij janë vetëm politikanët që përpiqen të interpretojnë epoka historike. Mua sinqerisht më vjen keq për deklaratën e gabuar të ministres portugeze e cila në thelb i varros të gjitha përpjekjet që kolegu i saj nga qeveria e njëjtë Silva i bëri disa muaj me radhë që në fund të presidencës gjashtëmujore të dalë me një propozim të shkëlqyer të balancuar që mbante llogari për interesat vitale nacionale edhe të Maqedonisë së Veriut, edhe të Bullgarisë. Lajmi i mirë është që presidenca portugeze përfundoi ‘’- deklaroi Pendarovski.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb