Nëse dikush kishte qoftë dhe një dyshim, pas sfidës kundër Zenit, të gjithë janë të bindur, Juve ka lënë pas makthet e fillim sezonit dhe është rikthyer të jetë një “Zonjë e Vjetër”, tani po që është Juventusi e Max Allegrit. Në transfertën ruse, bardhezinjtë siguruan fitoren e katër radhazi, mes Serie A dhe Champions, me një rezultat fotokopje, 1-0. Sigurisht nuk është një ekip brilant, ka ende shumë punë për të arritur në atë pikë, por e rëndësishme është që Juve është rikthyer të jetë fituese. Pasi rregullojë prapavijën, ekipi i Allegrit po sheh me më shumë besim përpara, janë më të bindur në forcën e tyre.

Juve
Juve

Ndaj Zenit, mjaftoi një gol i vonë i Kulusevskit për të siguruar fitoren e tretë në tre ndeshje në grupin H. Falë këtij suksesi, torinezët marrin të vetëm kreun e grupit me 9 pikë të plota, duke hedhur një hap të sigurt drejtë kualifikimit, plus tre në raport me Chelsea. “Rezultat i shkëlqyer, por nuk zhvilluam një ndeshje të bukur, ishim shumë të ngadaltë. Duhet të përmirësojmë në mbajtjen e topit dhe në metrat e fundit të gjejmë zgjedhje më të mira, edhe në mbrojtje duhet të përmirësojmë”, u shpreh ndër të tjera Max Allegri në konferencë për shtyp.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb