U deshën vetëm katër ditë për shenjën e re, të madhe “X”, që Elon Musk vendosi me ceremoni mbi zyrat e Twitter në San Francisko.

Shenja shkaktoi një reagim të madh teksa llambat ndriçuan në mënyrë verbuese natën, ngjalli protesta të forta nga banorët dhe ndërhyrje nga autoritetet.

Sot, videot e publikuara tregojnë se tabela po hiqet nga ndërtesa.

Ai rrezikon gjoba të rënda

Autoritetet e San Franciskos njoftuan se pronari i platformës nuk mori asnjë leje për të vendosur shenjën e re në vend të asaj të vjetër me zogun ikonik të Twitter -it dhe rrezikon gjoba të rënda.

Elon Musk, i cili bleu Twitter në tetor 2022 për 44 miliardë dollarë, së fundmi njoftoi riemërtimin e platformës në “X” duke shtuar se zyrat do të qëndrojnë në San Francisko.

“San Francisko i bukur, edhe pse të tjerët të braktisin, ne do të jemi gjithmonë miqtë tuaj”, ka postuar Musk.

Por gjatë fundjavës, banorët nuk e panë me dashamirësi, pasi e incizuan në video tabelën e madhe që vezullonte me disa që kritikonin dritat e saj të bezdisshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb