Mjeku i qendrës shëndetësore Nikël, ka folur në lidhje me ngjarjen e rëndë në Tapizë, kur një 42-vjeçare pasi lindi, foshnjën e ka hedhur në lum.

Mjeku u shpreh se për rastin nuk kishin asnjë dijeni dhe gruaja nuk ishte paraqitur asnjëherë për kontroll për një shtatzëni gjatë kësaj kohe.

“Rastin e kemi marrë vesh nga mediat. E njohim për familje të mirë.

Familja ka 5 fëmijë që ndiqen tek ne. Për foshnjën nuk kemi pasur dijeni, madje nuk është hapur asnjë kartelë për gruan për ndjekjen e shtatzënisë”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: