‘News 24’ ka udhëtuar sot drejt fshatit Gllogjan të Deçanit  ku një autobus u sulmua me armë zjarri. Gazetarja Klodiana Lala në një lidhje live për ‘News24’, nga shtëpitë e mortit të dy viktimave Gentiana Mustafaj dhe Ledjan Hamzaj raporton se duke qenë se dy të rinjtë ishin rritur bashkë pritja e njerëzve për ngushëllim do të bëhet e përbashkët.

Po ashtu në një prononcim për gazetaren Lala Përfaqësuesi i fshatit Gllogjan Mustafë Selmanaj u shpreh se ai është njoftuar rreth orës 19 për ngjarjen nga një prind i një fëmije. Ai tha se në momentin e ngjarjes nuk ka pasur pasagjerë në autobus dhe se kanë qenë vëtëm 9 nxënës.

Ai shtoi se atë ditë autobusi e ka bërë itinerarin Gllogjan-Gjakovë-4 herë. Ai u ka bërë apel autoriteteve për zbardhjen sa më shpejt të këtij krimi makabër.

“Ka ndodhur një tragjedi e madhe dhe e dhimbshme që nuk e mbajmë mend më përpara. Jam njoftuar rreth orës 19. Më mori prindi i një fëmijë ëm tha shko se më ka mbet fëmija atje. Dikush ka dalë me breshëri arme duke vrarë 2 fëmijë. Kanë qenë 9 fëmijë në autobus. Ka pasur nevojë për trajtim mjekësor pasi ishin të terrorizuar. Ky autobus ka qenë linjë e rregullt Gllogjan-Gjakovë. Atë ditë ai ka qarkulluar 3-4 herë me nxënës.  Në autobus s’ka pasur pasagjerë por vetëm nxënës. Ata kanë qenë 2 engjëj dhe s’kanë pasur konflikte me asnjë.  Personi ka qenë i maskuar, ka qenë vetëm një dhe sipas nxënësve ai është larguar në këmbë. Autobusi eci 50 metra me shofer të vrarë e më pas ra në kanal. Ka qenë fati që fëmijët kanë lajmëruar prindërit dhe më pas ka ardhur policia. Në emër të fshatit dhe Komunës së Deçanit kërkojmë nga autoritetet të gjejnë autorin që ka bërë këtë krim të rëndë”- tha ai.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: