Një 14-vjeçare shqiptare është bërë nënë, duke sjellë në jetë një foshnje, në Klinikën e Gjinekologjisë në Prishtinë. Sipas raportimit, 14-vjeçarja me inicialet M.M është e lindur në Shqipëri, ndërsa është e martuar dhe jeton në Mitrovicë, shkruan “Zëri.info”.

“Të hënën në Kliniken Gjinekologjike në Prishtinë ka lindur fëmijën një vajzë 14-vjeçare me inicialet M.M. Gjendja shëndetësore e nënës dhe fëmijës është e mirë, është liruar nga spitali dhe tashmë gjendet në shtepinë e saj”, tha Ismajli për “Zërin”.

Ismajli po ashtu deklaroi se për këtë rast e kanë lajmëruar edhe Policinë e Kosovës për konsultim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb