Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu me anë të një postimi në Instagram ka reaguar në lidhje me dhunën e ushtruar ditën e sotme ndaj kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, i cili u godit me grusht nga një person teksa ecte drejt manifestimit të opozitës.

Mediu shkroi se sulmi ndaj Berishës është një ngjarje skandaloze e turpshme që tregon qartë se situata në Shqipëri është në duart e dhunës dhe krimit.

Sipas tij kjo është dhunë mbi lirinë dhe gjithë opozitën , është dhunë mbi shqiptarët të cilët duan një shtet që ti shërbejë qëllimeve të tyre Europiane dhe jo interesave kriminale dhe korruptive, ndërsa shtoi se nëse trafikantët e drogës bëjnë ligjin në Shqipëri dhe dhunojnë opozitën kjo është përgjegjësi e qeverisë.

Postimi i plotë:

Sulmi ndaj Berishës është një ngjarje skandaloze e turpëshme, që tregon qartë se situata në Shqipëri është në duart e dhunës dhe krimit.
Kjo është dhunë mbi lirinë dhe gjithë opozitën , është dhunë mbi shqiptarët të cilët duan një shtet që ti shërbejë qëllimeve të tyre Europiane dhe jo interesave kriminale dhe korruptive.

Ky akt sot ditën që mbahet Samiti Europian në Tiranë tregon qartë sa larg Europës jemi realisht prej saj.
Gjuha e dhunës kundër opozitës e manifestuar në parlament deri në eleminimin e opozitës, nga Kryeministri dhe qeveria krijon premisa për akte të tilla dhune.

Qeveria ka përgjegjësinë dhe detyrën për të mos lejuar dhunën, garantojë protestën, të mos prek opozitën e për më tepër drejtuesin e saj.
Nëse trafikantët e drogës bëjnë ligjin në Shqipëri dhe dhunojnë opozitën kjo është përgjegjësi e qeverisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb