Nga njëri ekstrem në tjetrin, në vetëm pak orë nga i dëshiruar në të padëshiruar. E ardhmja e Morata ndryshon totalish, më saktë mbetet e njëjtë, në Torino, pasi Barcelona e ka të vështirë të përmbush kërkesat ekonomike të spanjollit.

Një ditë më parë flitej për një sforco të fundit nga ana e Barcelonës për të bindur Morata ndërsa këtë të shtunë Mundo Depertivo shkruan se klubi blaugrana është tërhequr përfundimisht nga kjo tratative.

Në këtë mënyrë, Morata do të vijojë të qëndrojë në dispozicion të Max Allegri, të paktën deri në përfundim të këtij sezoni.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb