Në shtetin Katsina të Nigerisë në Afrikën Perëndimore, 60 persona humbën jetën nga kolera.

Komisioneri Shtetëror i Shëndetit i shtetit Katsina, Yakubu Danja, deklaroi në konferencën vjetore për shtyp të Shoqatës Mjekësore Nigeriane se epidemia e kolerës ka filluar të kërcënojë shtetin e Katsina-s.

“Në vend, 1.400 persona janë diagnostikuar me kolerë, kurse 60 tjerë kanë vdekur nga epidemia”, tha Danja.

Duke theksuar se ilaçet urgjente dhe furnizimet mjekësore u dërguan në rajone, Danja u bëri thirrje banorëve të rajonit të marrin masa paraprake kundër epidemisë.

Me vdekjet e fundit në vend që nga janari kanë vdekur më shumë se 500 persona nga epidemia e kolerës.

Pamundësia për të përmbushur nevojën për ujë të pastër dhe pamundësia për të siguruar ndërhyrje mjekësore në kohë dhe efektive rrisin rrezikun e vdekjeve në Nigeri.

Epidemitë si malaria, poliomieliti, ethet tifoide dhe virusi i majmunit hasen shpesh në vend.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb