TIRANE– 18 maji 2018 nuk ka qenë një ditë e zakonshme për familjen e biznesmenit të njohur Luan Bregasi dhe atë të ish-Presidentit Bamir Topi, por një festë plot surpriza dhe emocione. Mes miqsh ata kanë festuar ditëlindjen e parë të nipit të tyre Etian.
Një vit më parë, vajza e Bamir Topit e cila është martuar me djalin e Luan Bregasit, sollën në jetë një djalë, fëmija i tyre i parë. Në këtë festë ku gjithçka ishte e menduar deri në detaje, për të qenë e veçantë dhe shumë argëtuese, nuk mungonin miq të rëndësishëm të dy familjeve.
Njëri prej tyre është edhe biznesmeni dhe botuesi i suksesshëm Irfan Hysenbelliu, si dhe blogerja e njohur, nusja e djalit të Sali Berishës, Armina Mevlani.
Edhe pse Etian është shumë i vogël për të kuptuar se sa festë të bukur kishin përgatitur prindërit dhe të dashurit e tij për të, me siguri kur të rritet do ta ketë si një nga kujtimet më të bukura, ditën kur mbushi plot një vit jetë.
Edhe ne i urojmë Etianit edhe 100 vite të lumtura bashkë me prindërit dhe familjarët e tij.
(BalkanWeb)