Ka nisur në Gjykatën e Tiranës seanca për 11 personat e arrestuar në selinë e PD pas protestës së 8 janarit. Ndërkohë që në Gjykatë ka shkuar dhe deputeti dhe sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi me përfaqësues të tjerë të PD.

Por ndërsa ka shkuar në gjykatë për të marrë pjesë në seancë, Bardhi është përfshirë në një debat me efektivin e policisë në hyrje të godinës, i cili ka kërkuar të prezantohen dhe më pas t’i nënshtrohen kontrollit.

Në videot e siguruara nga gazetarja Klodiana Lala për “BalkanWeb” shihet momenti i debatit, teksa Bardhi akuzon policinë për provokim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb