Po mbahet seanca gjyqësore publike në lidhje me “21 janarin”.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se Gjykata e Lartë do të vendosë se cila prokurori do ta hetojë çështjen, SPAK apo prokuroria e Tiranës.

Të pranishëm në sallë do të jenë edhe Mark Nika xhaxhai i Aleks Nikës dhe Rajmonda Nika e veja e Aleks Nikës, si dhe vëllezërit e Hekuran Dedës.

Prokurori i SPAK Alfred Sheh,  përfaqëson organin e akuzës. Kolegji penal përbehet nga Ilir Panda, Sander Simoni, Sokol Binaj.

Më 16 shkurt 2023 familjarët e viktimave të 21 janarit kanë paraqitur kallëzim penal ndaj Sali Berishës, Lulzim Bashës, Ndrea Prendit dhe Agim Llupos.

Kujtojmë se prokurori i SPAK ka vendosur dërgimin e kallëzimi për kompetence lëndore në prokurorinë e Tiranës. Ndaj vendimit të SPAK, kanë paraqitur ankim familjaret e viktimave, duke e kundërshtuar atë. Më 29 mars 2023 GJKKO ka vendosur mospranimin e ankimit. Ndërkohë, më 22 qershor 2023 Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë ne fuqi vendimin e GJKKO që kishte rrëzuar ankimin e familjarëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb