Ishte parashikuar fillimisht që policia rrugore të niste zbatimin e nenit 17 kodit rrugor në datë 5 shtator, me masa më të rënda dhe gjoba të larta ndaj mungesës së rripit të sigurimit dhe ulëseve të fëmijëve. Por kjo datë u shty për në 10 shtator, pasi policia ndërmori një fushatë ndërgjegjësuese për drejtuesit për t’i njohur me masat e reja.

Megjithatë duket se as 10 shtatori nuk ndau masat e vjetra nga ato të reja. Për shkak të festës së Bajramit, zbatimi i nenit 170 ka nisur sot nga Policia Rrugore e Tiranës, e cila për një ditë me nisjen e shkollës, kur ka pasur edhe më shumë lëvizje prindërish me fëmijë në makina, ka gjobitur 718 qytetarë.

“Prej mëngjesit të ditës së sotme Policia Rrugore ka filluar zbatimin e nenit 170 të Kodit Rrugor, ku janë përcaktuar masat e reja administrative “Për mosvendosje të rripit të sigurimit” dhe për mungesë të pajisjes së fiksimit për fëmijët nën 4 vjeç kur ulen mbrapa si dhe për fëmijët nën 12 vjeç kur ulen para. Pas thuajse 1 muaji intensiv ndërgjegjësimi dhe sensibilizimi sot Policia Rrugore filloi aplikimin e masave shtrënguese administrative ndaj qytetarëve që nuk vendosim rripin e sigurimit, si dhe për mungesë të pajisjes së fiksimit për fëmijë. Në të gjithë vendin sot janë vendosur rreth 718 masa administrative duke i dërguar në OASH. (kjo deri me orën 18:00)
Policia Rrugore do vijojë të ndëshkojë me vendosmëri e pa tolerancë shkelësit e nenit 170 por jo vetëm kaq,  për të gjithë shkelësit e Kodi Rrugor në tërësi me qëllimin e vetëm, rritjen e parametrave të sigurisë rrugore”, deklaron Policia Rrugore.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb